Presidency and Governing Board Nominations
Presidency

GRETA TOPJANA
Greta Topjana është diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës.
Përgjatë bachelorit ka studjuar në Universitetin e Pavias në Itali falë bursës së përfituar nga Erasmus+. Studimet master I nisi në Shqiperi për Studime Rajonale Politike dhe më vonë nisi një master të dytë shkencor me një bursë nga PoSIG në Universitetin e Salzburgut në Austri, për “Qeverisje dhe Integrim.”
Falë studimeve jashtë vendit dhe praktikës në Institute of Regions of Europe, në Salzburg, ajo tashmë është emeruar si koordinatorja lokale për Shqiperinë në këtë institut kërkimor I fokusuar në studimet politike.
Greta Topjana është aktualisht gazetare në televizionin Euronews Albania dhe njëkohësisht kërkuese shkencore në projekte kombëtare dhe ndërkombetare.
Si një Erasmus Alumni I është bashkuar Zyrës Kombëtare të Erasmus+ në 2018, duke informuar studentet shqiptarë mbi programin e Komisionit Europian, Erasmus+, për më shumë se një vit.
Që prej disa vitesh është aktive në shoqërinë civile me projekte, artikuj shkencorë, dhe trajnime. Ajo ka përfaqesuar Shqipërinë në konferenca të shumta ndërkombetare rinore duke dhënë kontributin e saj të bazuar në edukimin dhe eksperiencën e saj të pasur në këtë fushë.
Prej vitesh është certifikuar dhe trajnuar në fushën e të drejtave të njeriut, politikave të BE-së, lidershipit, dhe ceshtjeve që prekin Evropën Juglindore, sistemeve elektorale, brënda dhe jashtë vendit. Ka bashkepunuar me shumë organizata ne Shqiperi dhe rreth dy vite më pare ka bashkethemeluar dëgën e një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri, WorldYouth Alliance, ku madje është certifikuar për të qenë trajnere për “Human Right Curriculum”.
Prej disa kohesh shkruan artikuj shekncorë, dhe është bërë pjesë e projekteve kërkimore, por edhe ka bere peer reviews të librave në arenën ndërkombëtare me tema me fokus demokracinë, partitë e djathta populiste, Evropen Juglindore etj.
Governing Board

Qendra per Progres Rinor
Etmond Axhami
Etmondi ka përfunduar studimet Bachelor për Shkenca Politike , Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës si dhe Master Shkencor për Politika dhe Qeverisje në Europë , Instituti i Studimeve Europiane , Universiteti i Tiranës. Ai është pjesë e OJQ-së Qendra për Progres Rinor prej disa vitesh si activist si dhe koordinator i Kongresit Rinor Kombëtar për Qarkun e Kukësit. Ka marrë pjesë në disa trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me politikat rinore.
Etmondi has completed Bachelor studies in Political Science, Faculty of Social Sciences, University of Tirana, as well as Master of Science in Politics and Governance in Europe, Institute of European Studies, University of Tirana. He has been part of the NGO Center for Youth Progress for several years as an activist as well as the coordinator of the National Youth Congress for the Kukës District. He has participated in several national and international trainings related to youth policies.

Pertej Barrierave
Jon Kola
Z.Jon Kola aktualisht është student në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në Programin e Integruar 5-vjeçar “Master i Shkencave në Drejtësi”. Ndërkohë, formimi i tij akademik përfshin disa kurse që lidhen me të Drejtën Ndërkombëtare, të Drejtat e Njeriut dhe Shkencat Politike.
Krahas studimeve, z. Kola ka një përvojë ekstensive në sektorin e shoqërisë civile. Pasioni i tij për diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare e ka shtyrë atë të jetë pjesë e trajnimeve, akademive dhe konferencave të ndryshme për politikëbërjen lokale, rajonale dhe evropiane. Si një entuziast i politikës, Z. Kola ka qenë pjesë e tryezave të politikëbërjes me forume rinore politike për të manifestuar nevojat e rinisë shqiptare tek politikanët dhe ekspertët.
Gjatë periudhës 2020-2022, Z. Kola ka qenë i angazhuar me United Nations Youth Association Albania, një eksperiencë e cila rriti aftësitë e tij në punë organizative duke synuar promovimin e synimeve të Kombeve të Bashkuara për sistemin ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohë duke ndihmuar në kuptimin dhe zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm
Z.Kola ka qenë pjesë e Shoqatës Përtej Barrierave, së pari si vullnetar. Ai ka punuar me aktivistë të tjerë në nivel lokal, ka mbajtur workshope duke ndarë njëkohësisht dhe përvojën e tij si aktivist i shoqërisë civile. Ai ka marrë pjesë në projekte të ndryshme rinore dhe ka aftësi të shkëlqyera komunikimi, di të punojë në ekip dhe gjithashtu ka një sfond multikulturor për shkak të aktiviteteve të shumta të programit Erasmus+ në të cilat ka marrë pjesë.
Ndërkohë, aktualisht, duke mbajtur pozicionin e Menaxherit të Politikave dhe Koordinatorit të Projektit, fusha e tij e punës në organizatë është e fokusuar në Edukimin për të Drejtat e Njeriut, Ndërtimin e Demokracisë dhe Pjesëmarrjen Aktive përmes informimit, edukimit dhe ndërgjegjësimit për këto tema tek të rinjtë dhe të rriturit përmes qasjeve të ndryshme duke ndërthurur edukimin formal dhe atë joformal.

KËSHILLI STUDENTOR, FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA, UT
Stelina Ndreu
Stelina Ndreu ka mbaruar studimet në ciklin Bachelor për Gjuhë Angleze dhe tani po ndjek studimet në Master për Mësimdhënie të Gjuhës Angleze në Universitetin e Tiranës. Ajo është Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në aktivizimin e studentëve në shoqëri nëpërmjet projekteve të ndryshme me fokus jetën social-kulturore dhe akademike. Gjithashtu, ajo ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh dhe projektesh për komunikim, politika rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe marrëdhënie diplomatike.

Forumi Ekonomik Studentor
Leons Hasani
Leons Hasani ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit në profilin “Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural”, Bachelor dhe Master Shkenor. Ai ka ndjekur një sërë specializimesh pasuniversitare në shtetin e Suedisë, Austrisë dhe Danimarkës në fushën e “zhvillimit të ekonomisë së qëndrueshme dhe mbrojtjes së mjedisit”.
Leons Hasani ka një angazhim të hershëm në shoqërinë civile, prej vitit 2012 si aktivist dhe përfaqësues i disa organizatave rinore (Student Economic Forum, Albanian Young Leaders Forum dhe Fondacioni Davidi).
Aktualisht punon si pedagog pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universiteti
“Aleksander Moisiu” Durrës. Gjithashtu ai është ideator dhe moderator i emisionit “YourStory” në Club TV dhe Radio 1.
Përgjatë viteve të angazhimit të tij në shoqërinë civile ai shënon realizimin e qindra aktiviteteve dhe projekteve me të rinjtë dhe studentët. Veçojmë këtu Akademinë e Lidershipit, Forumin Kombëtar të Studentëve, Akademinë e Ekonomistëve të Rinj, Akademinë e Juristëve të Rinj dhe Agro-Academy.

RRJETI I INFORMIMIT DHE QYTETARISE AKTIVE
Lili Doda
Lili Doda është nje e re, aktiviste, ka përfunduar studimet bachelor “Marrëdhënie me Publikun” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe aktualisht ndjek studimet Master Shkencor, “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, Universiteti i Tiranës.
Lili ka nisur angazhimin e saj rinor prej shumë vitesh në kauza dhe organizata të ndryshme. Në vitin 2015 u bashkua në aktivitetet e Institutit të Studimeve Politike (ISP) duke qënë pjesë e projekteve të ndryshme në fushën e monitorimit të zgjedhjeve, të fushatave elektorale, të institucioneve, të nxitjes së pjesëmarrjes së të rinjëve në vendimmarrje, të monitorimit të standardeve të transparencës të institucioneve etj.
Në vitin 2019 u bë pjesë e nismës “Unë e Dua Vullnetarizmin”, në rolin e koordinatores, nisëm e cila kishte për qëllim promovimin e vlerës së vullnetarizmit.
Dhjetor 2021, mbylli angazhimin e saj dy vjecar në projektin europian SAME “Solidarity Action Day Movement in Europe”, i cili implementohet në Shqipëri nga Rrjeti As@n.
Viti 2020, ishte viti i parë i kësaj nisme në Shqipëri, vit në të cilin mbante poziconin e Koordinatores së Punësimeve në rang kombëtar dhe Koordinatores për qytetin e Tiranës. Në vitin e dytë, me strukturen e re organizative u bë anëtare e Bordit të Asamblesë së Përgjithshme dhe vazhdoi të mbante pozicionin e Koordinatores lokale.
Tetor 2021 u bë pjesë si asistente e projektit “Instituti për vajzat dhe gratë në politikat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare” financuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Aktualisht, Lili mban postin e koordinatores lokale pranë organizatës Information Network & Active Citizenship NGO dhe gjithashtu koordinatore e projektit “Të jetuarit shëndetshëm, I’m Healthy”. Projekt i cili u organizua në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Qendra Atelie
Mirson Disha
Une, Mirson Disha kam lindur më 08 Prill 2003 në Shqipëri në qytetin e Shkodrës. Në moshën 6 vjeçare fillova Shkollën Artistike “Prenke Jakova”, Shkodër, për nëntë vite (6- 14 vjeç) studiova në instrumentin e Violonçelit, në shkollën e mesme u diplomova në instrumentin e Bastubes. Në vitin 2018 u bera vullnetarë i Qendrës Rinore “Atelie”, Bashkia Shkodër, ku zhvillova njohuritë e mija me avtivitetet dhe organizatat rinore dhe vazhdoj te jemë akoma pjesë e këtij institucioni. Gjatë kësaj kohe më është dhënë mundesia të marr pjesë ne trajnime dhe workshope me organizata të ndryshme si: Terre des hommes, Save the Children, UNICEF Albania, PVN, World Vision etj. Gjithashtu kam qenë pjesë në ERASMUS+ në Velenje, Slloveni.
Fillova aktivitetin e punës në vitin 2019 në Orkestrën Frymore të Shkodrës, Bashkia Shkodër si Bastube e parë dhe vazhdoj të jem pjesë. Marr pjesë në koncerte të rëndësishme kombëtare duke filluar që në Shkodër, Lezhë, Tiranë gjithashtu dhe ndërkombëtare si Kosova, Mali I zi, Serbia dhe Maqedonia. Në gushtin e 2021 – 2022 në Shkodër zhvillohet Shkodra Jazz Festival/“Rrok Academy” ku punësohem si koordinator i klasës Jazz dhe ndërmjetës për Bashkinë Shkodër dhe Shoqatës Kulturore “Rrok Jakaj” (oragnizatoret e eventit). Në vitin 2022 punësohëm si koordinator lokal dhe ekspert rinor në projektin BIBLIOTECH të financuar nga UNICEF në marveshje me Bashkinë Shkodër ku vazhdoj të jemë akoma.

“Perspektiva”
Samanta Haka
Kandidatja jonë quhet Samanta Haka,20 vjec dhe është studente e inxhinierisë së mjedisit.Në këtë biografi do t’ju përshkruajmë pak nga angazhimi i saj dhe përkushtimin ndaj kësaj fushe.Përfshirjet e para të saj kanë nisur në moshën 16 vjecare duke u aktivizuar fillimisht në Këshillin Rinor të qytetit për dy vite rradhazi në rolin e lideres së grupit e më pas lidere e bordit të mjedisit,sportit dhe kulturës.Pas mbylljes së këtij cikli ,dëshira dhe pasioni i saj për fushën e lidershpit,aktivizmit dhe vullnetarizmit ishte rritur.Ka marr pjesë në trajnime me tematika të ndryshme duke u afruar dhe informuar më tepër në këtë fushë.Me një rol aktiv ka qenë pjesë e skuadrës së “Woman Center for Democracy and Culture”,Elbasan ku është marrë kryesisht me rolin e gruas në shoqëri dhe diskriminimin ndaj tyre.Pjesë e trajnimeve me tematika dhe metodologji nga më të ndryshme duke e bërë kështu më të gjerë angazhimin e saj.Gjatë këtyre viteve është njohur dhe me skuadrën e “Perspektivën”,ku me përkushtimin dhe dëshirën e saj është një vlerë e shtuar në skuadër.Samanta është angazhuar në rolin e trajneres prej 1 viti e gjysmë në aktivitete dhe trajnime si :”Equal Rights”,”Active Artivist”,Countering Hate Speech”,”Say No to Discrimination” etj. Përfshirja e saj në të tilla aktivitete ka qenë dhe jashtë vendit në shkëmbime rinore,trajnim për trajnerë në tematika si “Media Literacy”, “Hate Speech and Fake News in media”, “Karl Popper Debate” ,Balancing two worlds:Online and Offline” ,Swiss Federal Youth Session” etj.Andaj mendojmë që eksperienca e saj,vullneti,aftësia për të punuar në grup,vendosmëria dhe korrektësia përbëjnë një kandidaturë të denjë për KRK.